Krasniqi për koalicionin: Mundësi që shokët e luftës t’i korrigjojnë gabimet

Krasniqi për koalicionin: Mundësi që shokët e luftës t’i korrigjojnë gabimet

Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë NISMA, Jakup Krasniqi, i cili ka hequr dorë nga politika, ka shfrtyëzuar një takim me banorët e fshatit Abri të Drenasit për të treguar se përse partia e tij lidhi koalicion me partinë që dikur e braktisën.

Sipas Krasniqit, ky koalicion është reflektim dhe mundësi për ata që i quajti “shokë të luftës”.

“Personalisht e kam mbështetur këtë koalicion. Arsyeja është që shokëve të mi të luftës me ua dhënë edhe një mundësi për ti korrigjuar veprimet e tyre të dëmshme që i kanë bërë për vendin dhe për të filluar për të bërë veprime të mira për vendin”, thotë Krasniqi teksa u flet banorëve të Abrisë.

Ai ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA ka një kusht të rëndësishëm.

“Nëse ndodhë kjo dhe ata janë të interesuar për të ndryshuar vetën e tyre dhe vendin tonë jam për me shku edhe përtej kësaj, vetëm me kushtin që ata me tregu se kanë ndryshuar dhe dëshirojnë të punojnë për këtë vend”, ka thënë Krasniqi. /Insajderi.com