Krasniqi për masat e MSH-së: Kjo ka ardhë nga padituria dhe paniku i madh që e ka kapur këtë qeveri

Krasniqi për masat e MSH-së: Kjo ka ardhë nga padituria dhe paniku i madh që e ka kapur këtë qeveri

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar në lidhje me masat e reja kundër Koronavirusit që i ka ndërmarr Ministria e Shëndetësisë, shkruan Insajderi.

Ai në një lidhje direkte në Klan Kosova, ka thënë se kemi përsëritje të shkeljes së kushtetutës.

“Më absurd e bënë këtë punë sepse masat i ka marr ministria. Ato janë edhe më të rënda, këto janë të barazvlefshme me shtetrrethim. Kjo është e pashembullt, e pakuptimtë dhe kjo ka ardhë nga padituria dhe paniku i madh që e ka kapur këtë qeveri”, është shprehur Krasniqi.

Ai po ashtu ka thënë se masat duhet respektuar, por çfarëdo mase që ndërmerret duhet të jenë në pajtueshmëri me ligjet./ Insajderi.com