Krasniqi: Qeveritarët kanë probleme serioze në të parë dhe të menduar

Krasniqi: Qeveritarët kanë probleme serioze në të parë dhe të menduar

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismes, Jakup Krasniqi, ka kritikuar ashpër udhëheqësit e Qeverisë së Kosovës.

Ai përmes Facebook ka shkruar se braktisja e vendit është problem serioz dhe ka renditur një varg problematikash me të cilat përballet Kosova.

Sipas Krasniqit, largimi i njerëzve nga vendi, zvogëlimi i numrit të nxënësve, rënia e natalitetit, dëmtimi i tokave bujqësore dhe humbja e dashurisë ndaj shtetit janë probleme serioze me të cilat qeveria duhet të merret urgjentisht me to.

“Humbja e dashurisë se njerëzve për atdheun –shtetin, duhet të na alarmojë të gjithëve e sidomos ata që sillen e pështillen rreth kryeqeveritarëve të cilët duhet të sillen me përgjegjësi të madhe ndaj njerëzve e kombit!Të gjitha segmentet e organizuar të shoqërisë sonë, e sidomos institucionet kushtetuese të kombit, këto probleme duhet t’i trajtojnë e të merren seriozisht me to”, shkruan Krasniqi.

Krasniqi ka potencuar se qeveritarët që nuk i shohin këto çështjet , kanë probleme serioze në të parë e në të menduar.

“Këto çështje duhet të trajtohen seriozisht e me urgjencë! Ata qeveritarë që nuk i shohin çështjet që i cekëm, kanë probleme serioze në të parë e në të menduar! Kthjellimi i tyre është bërë domosdoshmëri!”, shkruan Krasniqi.