Krasniqi: Spitali i Vushtrrisë së shpejti bëhet “Spital COVID”

Krasniqi: Spitali i Vushtrrisë së shpejti bëhet “Spital COVID”

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka njoftuar se shumë shpejt Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë do të bëhet “Spital COVID”, njofton Insajderi.

“Në Komitetin për Menaxhimin e Covid-19, në konsultim me kryeministrin së shpejti edhe Spitali i Vushtrrisë do të bëhet komplet Spital Covid, ku do të pranohen pacientët e prekur me Covid”.

“Pacientët e komunës së Mitrovicës dhe Vushtrrisë që janë të prekur, trajtimin do ta marrin në Vushtrri, dhe ata që nuk kanë Coronavirus shërbimet e tjera dhe trajtimet e tjera do t’i marrin në Mitrovicë”, ka thënë ai, raporton EO.

Infektologu Krasniqi tutje ka konfirmuar se kati I dytë I Klinikës së Neurologjisë në QKUK, me kapacitet prej 60 shtretër do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me Coronavirus.

“Gjatë këtyre dy ditëve kemi marrë vendime të rëndësishme si me shtimin e kapacitete të shtretërve, por edhe resurseve”.

“Në Klinikën e Neurologjisë do të shtohen 60 sepse klinika Infektive është e mbushur me pacientë”.

Sipas tij, pacientët me forma të lehta të sëmundjes do të mbahen në spitalet rajonale prej nga vijnë.

Ai tha se kanë 50 mjekë të ri në dispozicion dhe presim t’i kenë edhe 100 infermierë. /Insajderi.com