Krasniqi thotë se ARKEP nuk po e parandalon shitjen e IPKO-s te Serbia

Krasniqi thotë se ARKEP nuk po e parandalon shitjen e IPKO-s te Serbia

Anëtari i Komisionit për Ekonomi, njëherësh edhe deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar bordin e ARKEP-it për mosveprimin e tyre në lidhje me parandalimin e shitjes së IPKO-s ndaj Serbisë.

Krasniqi ka thënë se ARKEP asnjë hap dhe asgjë zyrtarisht nuk ka vepruar për të parandaluar shitjen e IPKO-s te Serbia, që është një kërcënim serioz që mund t’i bëhet vendit.

Ai ka cilësuar këtë proces si një prej problemeve më të mëdha që po i shfaqet Kosovës që nga pas lufta.

“Ju jeni takuar me kryeministrin vetëm pasi ai ka shprehur interesim. Bash asgjë s’jeni duke bërë në këtë drejtim ose s’keni marrë asnjë hap. Keni pas të drejtë të ftoni edhe IPKO-në për këtë pasi po besoj edhe janë të obliguar t’ju raportojnë. Kështu që ju edhe nuk guxoni të votoni pro shitjes së IPKO-s Serbisë. Ju edhe të votoni, ne do ta shfuqizojmë atë vendim. Sepse ju jeni bord i votuar nga Kuvendi”, tha Krasniqi gjatë raportimit të bordit të ARKEP në Komisionin parlamentar për Ekonomi. /Insajderi.com/