Krasniqi thotë se nëse konfirmohen aktakuzat, gara për kreun e PDK-së do të jetë mes Uran Ismailit dhe Enver Hoxhajt

Krasniqi thotë se nëse konfirmohen aktakuzat, gara për kreun e PDK-së do të jetë mes Uran Ismailit dhe Enver Hoxhajt

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka thënë se nëse konfirmohen aktakuzat e Gjykatës Speciale për kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, gara për të qenë në krye të kësaj partie do të jetë mes njerëzve të mbështetur nga Presidenti Hashim Thaçi dhe atyre që i preferon Veseli.

I ftuar në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, Krasniqi thotë se dy nga opsionet që mund të përkrahen nga Thaçi e Veseli janë Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili.

“Është parë që zoti Veseli e ka favorizuar Uran Ismailin duke favorizuar menjëherë atë duke emëruar edhe nënkryetarë të partisë, kurse Enver Hoxhaj është një tjetër opsion që mund të përkrahet nga zoti Thaçi. Pra rivalitetin më të madh e shoh mes këtyre dy figurave për ta pasur Kadri Veselin nëse Spacialja konfirmon aktakuzat”, tha ai.

Anëtari i shoqërisë civile thotë se PDK mund të ketë opsion edhe zgjedhjen e kryetarit të përkohshëm.

Duke folur për koalicionin e mundshëm LDK-PDK, Krasniqi thotë se një koalicion i tillë AAK-në do ta marxhinalizonte pasi sipas tij ajo askujt më nuk do t’i prishte punë nëse largohet nga koalicioni.

“Prandaj AAK e di se për momentin i ka votat e vlefshme për presidentin dhe do të merr pushtet sa më mirë”, tha ndër të tjera Albert Krasniqi. /Insajderi.com