Krasniqi tregon pse zgjedhjet duhet të mbahen me 11 qershor

Krasniqi tregon pse zgjedhjet duhet të mbahen me 11 qershor

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur për datat e mundshme se kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare pas rrëzimit të Qeverisë.

Krasniqi që ishte ministër i Bujqësisë në Qeverinë që u rrëzua sot ka përmendur tri data të mundshme për t’u mbajtur zgjedhjet: 11, 18 dhe 25 qershor.

Por Krasniqi ka dhënë arsyet pse zgjedhjet nuk mund të mbahen me 18 dhe 25 qershor.

“Me 18 qershor janë edhe zgjedhjet në Shqipëri e me 25 qershor është Bajram kështu që data optimale po mbetet 11 qershori”, ka thënë Krasniqi.

Megjithatë sipas tij, janë liderët e partive politike që nesër në takim me presidentin e vendit duhet të vendosin për datën optimale.

Sipas Kushtetutës zgjedhjet e parakohshme mbahen në një afat prej 30 deri në 45 ditë prej rënies së Qeverisë. Fushata parazgjedhore këtë herë do të mbahen vetëm 10 ditë./Insajderi.com