Krasniqi: Vjedhja e dy milionëshit për shkak të punësuarve me lidhje politike si dhe mungesës së denimeve

Krasniqi: Vjedhja e dy milionëshit për shkak të punësuarve me lidhje politike si dhe mungesës së denimeve

Analisti nga Demokracia Plus, Albert Krasniqi, ka thënë se vjedhja e fundit e mbi dy milionë eurove nga Thesari i shtetit, ka ardhur nga ata zyrtarë që janë punësuar për shkak të lidhjeve politike dhe sipas tij, këto gjëra ndodhin kur në një shtet nuk penalizohen veprimet e tilla.

“Pjesë e madhe e tyre po ndërlidhen me rastet e keq menaxhimit të detyrave zyrtare. Por më e keqja këto raste nuk po marrin ndëshkimin e duhur, dhe po inkurajohen edhe zyrtarë tjerë të përfshihen në afera të tilla.”, tha fillimisht Krasniqi në Interaktiv, transmeton Insajderi.

Kemi parë shumë raste të zyrtarëve të lartë publik që kanë qenë të përfshirë dhe janë dënuar me kusht për raste të rëndë të korrupsionit. Ia kanë hedhur paq me drejtësinë dhe tani jetojnë jetë të pasur e të lumtur nga përfitimet e kundërligjshme që kanë bërë. Pra, është kultura e mosndëshkueshmërisë, punësimet në baza nepotiste klienteliste që kanë ndodhur në administratën publike. Pamë që disa prek këtyre zyrtarëve të përfshirë, janë njerëz të lidhur me parti, dhe sigurisht në këto pozita kanë ardhur jo për shkak të aftësive profesionale por për shkak të lidhjeve politike”, shtoi ai.

Ai ka thënë se me gjasë këta zyrtarë të akuzuar është dashur të hetojnë edhe për shumë miliona tjera që janë larguar nga buxheti i shtetit. Ndërsa ka thënë se është me rëndësi që mjetet e avulluara të kthehen në buxhet të shtetit./Insajderi.com.