Krasnodar vs Chelsea, Istanbul vs PSG, formacionet zyrtare

Krasnodar vs Chelsea, Istanbul vs PSG, formacionet zyrtare

Janë bërë publike formacionet e dy ndeshjeve të para për ditën e sotme (të mërkurës), në Ligën e Kampionëve mes Istanbul Basaksehir – PSG dhe Krasnodar – Chelsea, njofton Insajderi.

Nënkampionët e Europës dhe “Blutë” e Londrës do të kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kampioneve pasi në takimet e para parisienët u mposhtën nga Manchester United 1-2, kurse ekipi i Frank Lampard nuk shkoi më shumë se një barazim nga Sevilla javën e kaluar në barazim 0-0.

Të dyja ekipet kanë hedhur në fushë yjet që kanë dispozicion për përballjet e sotme. Chelsea luan me formacionin 4-2-3-1, me Mendy, Chilwell, Ruediger, Zouma, Azpilicueta, Kovacic, Jorginho, Havertz, Ziyech, Hudson Odoi dhe Werner.

PSG starton me 4-4-2, Navas, Kurzawa, Kimpembe, Pereira, Florenzi, Neymar, Marquinhos, Herrera, Di Maria, Mbappe dhe Moise Kean. /Insajderi.com