Kreativiteti në maksimum në Pejë – krijojnë para të falsifikuara në lokal fotoshopi

Kreativiteti në maksimum në Pejë – krijojnë para të falsifikuara në lokal fotoshopi

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda i ka dënuar dy persona për falsifikim të parave.

Kjo gjykatë ka shpallur dënime prej gjashtë muajsh burgim për R.K, E.K, E.G dhe M.V., të cilin nuk do ta vuajnë nëse në afat prej një viti nuk kryejnë vepër të re penale.

Ata u dënuan për shkak se kanë qenë në dijeni se i pandehuri R.K ka prodhuar para të falsifikuara me qëllim që t’i vë në qarkullim në treg dhe këtë nuk e kanë raportuar në polici.

Gjykata bën të ditur se R.K u shpall fajtor për shkak se deri me datën 20.01.2019, në një lokal fotoshop, ka prodhuar para të falsifikuara dhe atë monedhën në apoen prej 1 x 20 €, me qëllim që të njëjtën ta vejë në qarkullim përmes të pandehurit E.K, e të cilën monedhë policia e ka gjetur dhe e ka sekuestruar.

“Secili prej tyre veç e veç obligohen që në emër të shpenzimeve të procedurës penale ta paguajnë shumën prej 50 euro, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej 50 euro si dhe në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej 50 euro”, bën të ditur Gjykata në njoftimin e saj.