Kremlini: Takimi i Putinit dhe Trampit në samitin G20 është i mundur

Kremlini e ka vlerësuar të mundur “bisedën e shkurtër” në mes të Vladimir Putinit dhe Donald Trumpit në margjinat e samitit të Grupit të 20 vendeve industrialisht më të zhvilluara të botë dhe vendeve në zhvillim (G20) në Japoni, por se ky nuk do të jetë “takim zyrtar”, sepse këtë nuk e ka propozuar Shtëpia e Bardhë.

Kremlini: Takimi i Putinit dhe Trampit në samitin G20 është i mundur

“Nuk kemi asnjë informatë për takimin zyrtar në mes të Putinit dhe Trumpit në Osaka”, ka deklaruar për gazetarë zëdhënësi i Kremlinit Dimitrij Peskov dhe ka shtuar se Uashingtoni nuk ka dërguar një iniciativë apo propozim të tillë.

Peskov ka shtuar se nuk përjashtohet mundësia e një “bisede të shkurtër” në margjinat e samitit.

“Mirëpo, ky nuk do të jetë takimi zyrtar”, ka shtuar zëdhënësi i Kremlinit.

Presidenti amerikan ka deklaruar javën e kaluar se do të takohet me homologun tij rus në samitin G20 kah fundi i qershorit në Japoni. Trump këtë ka thënë edhe në fillim të majit, kur Kremlini pat thënë se nuk ka marrëveshje për takim bilateral.

Takimi i fundit Trump-Putin ka qenë në korrik të vitit 2018 në Helsinki./Insajderi.com.