Krenarinë e Rusisë MIG-29 e rrëzojnë zogjtë

Aeroplani i Aviacionit Luftarak të Indisë MIG-29K ishte viktimë e zogjve gjatë një fluturimi rutinë në rajonin e pushimores Goa, transmetojnë mediet botërore.

Krenarinë e Rusisë MIG-29 e rrëzojnë zogjtë

Siç shkruan “Defence World”, duke u thirrur në Ministrinë e Mbrojtjes së Indisë, një tufë zogjsh “e sulmoi” aeroplanin menjëherë pas fluturimit nga baza ajrore Dabolim.

Gjatë incidentit të dy motorët janë djegur, pilotët e kanë kthyer aeroplanin nga vendet e banuara dhe më pas janë katapultuar./Insajderi.com.