Krerët e institucioneve shëndetësore pa konferencë sot, njoftimet për situatën 24 orëshe me COVID-19 dërgohen me e-mail

Krerët e institucioneve shëndetësore pa konferencë sot, njoftimet për situatën 24 orëshe me COVID-19 dërgohen me e-mail

E diela e 19 korrikut “thyen” rutinën e krerëve të institucioneve shëndetësore, meqë mënyra e raportimit të tyre për situatën e krijuar nga coronavirusi sot do të jetë më ndryshe.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kreu i IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe ai i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, sot nuk do të dalin në konferencë për media, për të njoftuar në lidhje me raportin 24-orësh të rasteve me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në orën 15:00, do t’ua dërgojnë mediave raportin rreth gjendjes me Covid -19.

“Sot (19 korrik 2020), në ora 15:00 do t’i merrni përmes e-mailit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë materialet rreth situatës epidemiologjike për Covid-19: Raportin nga IKSHPK; Raportin rreth rasteve të Covid-19 në SHSKUK dhe në spitalet e përgjithshme si dhe karakteristike të tjera rreth Covid-19 në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Nga java e kaluar MSh’ja dhe IKSHPK’ja ka nisur publikimin e rezultateve ditore në orën 15:00 pasdite. /Insajderi.com/