Krerët e shtetit të mbledhur në zyrën e Presidentit

Krerët e shtetit të mbledhur në zyrën e Presidentit

Ka përfunduar takimi i krerëve të shtetit që me gjasë është mbajtur në zyrën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën kur Kosova ka arrestuar gjashtë shtetas turq të lidhur me lëvizjen gyleniste, ai ka lënë takimin në Zyrën e Presidentit të Kosovës.

Nga godina ku ka zyrën edhe kreu i shtetit është parë të dalë kryeministri Ramush Haradinaj, dhe vartësi i tij Behgjet Pacolli.

Vetëm pak minuta më parë MPJ-ja e Behgjet Pacollit ka lëshuar njoftimin se e dënon fuqishëm arrestimin dhe deportimin e gjashtë gylenistëve, shkruan Express.

Pacolli ka thënë se “brenda dy ditësh do t’i kenë të gjitha informatat se çfarë ka ndodhur sot”.

“Besoj se ata tashmë kanë fluturuar për në Turqi”, ka thënë Pacolli në lidhje me deportimin e tyre për në Turqi, pot duke mos qenë i sigurt për këtë.

Askush nga krerët e shtetit nuk ka pranuar se ka qenë i informuar për këtë ngjarje që ka ndodhur gjatë ditës.

Haradinaj ka kërkuar raportim në detaje nga ministrat Flamur Sefaj (MPB) e Abelard Tahiri (MD), si dhe nga AKI-ja dhe Policia e Kosovës për krejt atë që ka ndodhur.