fbpx

Kreu 4 vepra penale, arrestohet i dyshuari nga Peja

Kreu 4 vepra penale, arrestohet i dyshuari nga Peja

I dyshuari L.R është arrestuar pas një pune operativo-hetimore të Njësiti i Hetimeve në Stacionin Policor të Pejës në bashkëpunim edhe me njësitet e tjera relevante

I njejti dyshohet për disa vepra penale dhe me datë 25.07.2019, në rrugën “Besnik Lajqi”, poashtu dyshohet se ka kryer veprën “Vjedhje e rëndë”.

L.R ka qenë në kërkim edhe nga Gjykata Themelore dhe Prokuroria Themelore në Pejë, me ç’rast është lëshuar urdhërarrest.

Tek ai në momentin e arrestimit janë gjetur katër qese plasmasi me substancë narkotike të llojit “Marihaunë”.
Pas intervistimit nga prokurori është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

L.R dyshohet për katër vepra penale,”Vjedhje e rëndë”, “Posedim i substancave narkotike”, “Kanosje” dhe “Dhunë në familje.