Kreu vjedhje në Teqenë e Sheh Ruzhdisë, arrestohet shtetasi i Libisë

Kreu vjedhje në Teqenë e Sheh Ruzhdisë, arrestohet shtetasi i Libisë

I dyshuari 18 vjeçar, shtetas i Libisë, i cili kishte kryer vjedhje në objektin e kultit fetar “Teqeja e Sheh Ruzhdisë” në Gjakovë, është kapur sot nga policia.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se i dyshuari që ka arritur të identifikohet dhe të arrestohet të premten nga Policia, e ka kryer vjedhjen më 4 mars të këtij viti.

“I dyshuari R.S i lindur ne vitin 2003, është shtetas i Libisë, i ikur nga qendra e azilkërkuesve ne fshatin Magure – Lipjan”, tha Xhurkaj.

“Ai është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës e përkthyesit, dhe me urdhër të prokurorit kujdestar u ndalua për 24 orë”, bën të ditur tutje ai. /Insajderi.com