“Krim dhe Turp” – dokumentari i InDoks do të shfaqet te dielën

“Krim dhe Turp” – dokumentari i InDoks do të shfaqet te dielën

Këtë të diel, duke filluar nga ora 20:10 në RTV Dukagjini, do të shfaqet emisioni InDoks prodhim i Insajderi.

Temë e dokumentarit në këtë javë do të jetë numri i madh i veteranëve, dhe dokumentari është titulluar “Krim dhe Turp”.

Në këtë dokumentar do të pasqyrohet ‘rrugëtimi’ i rritjes së tyre ndër vite.

Cili ka qenë numri i vërtetë i veteranëve, sipas disa komandantëve të UCK-së? Si është rritur numri i tyre ndër vite? Sa janë duke i kushtuar buxhetit të vendit kjo kategori?

Në dokumentarin e InDoks do të  flasin njerëzit kryesor të veteranëve të UÇK-së, njerëzit e partive në pushtet dhe të opozitës.

Dokumente dhe pamje ekskluzive të pa transmetuara kurrë më parë do të shfaqen në këtë dokumentar të InDoks.

Këto dhe shumë të tjera do të mund t’i kuptoni në dokumentarin “Krim dhe Turp” nga InDoks të dielën me fillim nga ora 20:10./Insajderi.com

Promon e dokumentarin mund ta gjeni duke klikuar këtu