“Krim dhe Turp”

“Krim dhe Turp”

Mashtrimi me listat e veteranëve është dëshmuar sot në dokumentarin “Krim dhe turp”, të realizuar nga Indoks.

Është ky një dokumentar për procesin shumë të dyshimtë të marrjes së statusit të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga mijëra e mijëra persona në Kosovë që kurrë nuk ishin pjesë e kësaj ushtrie.

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi për herë të parë janë zbuluar detaje të padëgjuara më parë për përfshirjen direkte të krerëve të shtetit në këtë krim që pos tjerash do ta dëmtoi buxhetin e shtetit për miliona e miklona euro me pensionet që do t’i përfitojnë veteranët mashtrues.

Në emision janë rrëfimet autentike të njerëzve që e udhëhoqën luftën e UÇK-së dhe që tash udhëheqin me shoqatat e veteranëve apo i përfaqësojnë interesat e tyre duke qenë në pozitat më të larta që e zbërthejnë në detaje se si ndodhi procesi i mashtrimit dhe si u përligj ai mashtrim nga një komision shtetëror.

Kush janë veteranët mashtrues të UÇK-së? Sa është numri i tyre? Kush nga liderët e vendit janë të përfshirë në këtë mashtrim për të cilin u dhanë qindra-mijëra euro ryshfet, e buxheti i shtetit do të dëmtohet për miliona euro? Janë shumë nga pyetjet që marrin përgjigje në këtë dokumentar, që transmetohet në RTV Dukagjini.

Këtu mund ta gjeni dokumentarin e plotë: