Të dyja janë në industrinë e modelingut dhe spektaklit, por Adrola Dushi dhe Kristina Baki konkurrencën e kanë kthyer në shoqëri të ngushtë.
Ato i kanë qëndruar njëra tjetrës gjithmonë pranë, e kështu miqësinë e tyre deshën ta shënonin me diçka shumë speciale. Modelet vendosën t’i “festojnë” vitet e shoqërisë me një tatuazh në pjesën e sipërme të krahur.
Vajzat kanë shkruar vitin “2012”, sepse ishte viti kur ato u takuan për herë të parë e për t’u mos u ndarë kurrë. Foton e ka ndarë Adrola në llogarinë e saj në Instagram ku shkruan “Gjithçka filloi këtu”.
Dy vajza modele, shoqe të ngushta mund të jenë frymëzim për dy shoqe, shokë të dashuruar motra e vëllezër, që preferojnë në fakt tatuazhet minimaliste – si në stilin e modeleve për tatuazhin “2012”.
Ne ju sjellim më poshtë disa ide për tatuazhe që ta ndani me dikë special në jetën tuaj. /Insajderi.com