Kritika e plotë e Enver Hasanit ndaj librit të Arsimit Bajramit

Kritika e plotë e Enver Hasanit ndaj librit të Arsimit Bajramit

Pretendime për vlera të dyshimta profesionale, shkencore e didaktike për librin “E drejta kushtetuese” të autorëve Arsim Bajrami dhe Florent Muçaj ka hedhur në një kritikë shkencore 268-faqëshe, profesori i Fakultetit Juridik, Enver Hasani.

Këtë libër Hasani e cilëson nën çdo nivel për të qenë libër universitar dhe që dëmton rëndë formimin profesional të studentëve, raporton “Koha Ditore”.

Dy autorët e librit, Arsim Bajrami dhe Florent Muçaj, kritikën shkencore të Hasanit e kanë quajtur recension subjektiv, i shtyrë nga qëllime të ulëta dhe tendencioze.

Qëllimi i Hasanit, sipas tyre, është që të diskualifikojë këtë libër.

Më poshtë mund të gjeni të plotë kritikën që Hasani i ka bërë librit të Bajramit e Muçajt:

Kritika e Enver Hasanit nda… by on Scribd