Zv.kryeministri në detyrë Haki Abazi është kritikuar nga një numër i madh i komentuesve në Facebook, ku pas deklaratave të këshilltarit të A" />

Kritikohet keq nga komentuesit Haki Abazi, pasi poston foton e Rifat Jasharit: Turp për ju

Kritikohet keq nga komentuesit Haki Abazi, pasi poston foton e Rifat Jasharit: Turp për ju

Zv.kryeministri në detyrë Haki Abazi është kritikuar nga një numër i madh i komentuesve në Facebook, ku pas deklaratave të këshilltarit të Albin Kurtit, Shkëlzen Gashit nuk e ka thënë as edhe një fjalë dhe vetë ka publikuar fotografinë e Rifat Jasharit.

Zv.kryeministrit në detyrë Haki Abazi ka zgjedhur të hesht, si shumë zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes pas deklaratave skandaloze të këshilltarit të Albin Kurti, Shkëlzen Gashit.

Abazi ka publikuar një fotografi të Rifat Jasharit, njërit nga pjesëtarët e familjes Jashari që mbeti gjallë, përderisa kriminelët serbë i vranë tërë familjen.

Mirëpo ka qenë një numër i madh i komentuesve që e kanë kritikuar Abazin duke thënë se kjo është një turp për ta dhe se të gjithë janë të njëjtë në partinë Vetëvendosje.

Më poshtë keni një numër të madh të komenteve kritike që janë bërë në drejtim të Haki Abazit.

Kujtojmë, që dje Gashi akuzoi  UÇK’në duke thënë se Dick Marty e ka publikuar një raport, në të cilin thuhet UÇK kanë kryer vrasje ndaj civilëve serb, shkruan Metro.

“Ku unë them që Dick Marty nuk është antishqiptar, përkundrazi, ai e ka publikuar një raport, ku flitet për krimet që pjesëtarët e UÇK’së i kanë kryer ndaj një mijë civilëve të pafajshëm”, ka thënë ai në T7.