KRIZA SIRIANE

Kriza ekonomike përfshinë Sirinë, Assad shkarkon kryeministrin

Kriza ekonomike përfshinë Sirinë, Assad shkarkon kryeministrin

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad e ka shkarkuar kryeministrin Imad Khamis, derisa ai po përballej me një gjendje të rënduar të krizës ekonomike, e cila ka nxitur edhe protesta, njofton BBC, transmeton Insajderi.

Mediat shtetërore nuk kanë dhënë asnjë arsye për vendimin e Presidentit për shkarkimin e Khamis, i cili ka qenë kryeministër që nga viti 2016-të.

Ky vendim i Assad, erdhi pas protestave të rralla anti-qeveritare të cilat ishin të centralizuara në qytetin Druze të provincës Sweida, e në të cilat protestuesit po kërkonin largimin e Assad-it nga pushteti.

Government supporters take part in a rally in Suweida on 10 June 2020

Siria po përpallet me krizë ekonomike, pasi që monedha siriane ka rënë në vlerë, gjë që ka quar në rritjen e çmimeve.

Qeveria, përkrahësit e së cilës kanë inicuar “kundër-demonstrata” në Suweida, e kanë vënë fajin te sanksionet Perëndimore dhe manipulimet me shkëmbimin valutor.

Javën që vjen, sanksionet ekonomike të Shteteve të Bashkuara do t’i targetojnë njerëzit të cilët e kanë përkrahur Assadin dhe aleatët e tij në luftën civile nëntë vjecare, që ka lënë të vdekur më shumë se 380,000 njerëz. /Insajderi.com