Kroacia mbështet Kosovën në procesin e integrimit evropian

Kroacia mbështet Kosovën në procesin e integrimit evropian

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadoren kroate, Danijela Barishiq, njofton Insajderi.

Në këtë takim Osmani e Barishiq u pajtuan që bashkëpunimi ndërshtetëror të forcohet edhe më tej, duke llogaritur mbështetjen e shtetit kroat në rrugën e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Kështu është bërë e ditur nga zyra për media e kryetares Osmani, ku tutje u tha se me ambasadoren kroate është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, ecurinë e dialogut me Serbinë dhe sfidat institucionale përballë pandemisë Covid-19.

“U.d. Presidentja Osmani e vlerësoi lart bashkëpunimin dhe ndihmën nga shteti mik kroat në periudhat më të vështira në të cilat ka kaluar vendi ynë”, thuhet tutje në njoftim. /Insajderi.com