Kroacia regjistron 25 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Kroacia regjistron 25 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci si pasojë e Coronavirusit (COVID-19) kanë humbur jetën 25 persona ndërsa janë shënuar 276 raste të reja, transmeton Insajderi.

Numri i rasteve aktive në vend arrin në 2.748, raporton Anadolu Agency (AA).

Midis tyre, 1.142 pacientë janë në spitale, nga të cilët 107 në respiratorë.

Deri më tani, janë raportuar 235.402 raste të infeksionit me koronavirus, nga të cilët 5.169 kanë vdekur.

Gjithsej 227.485 persona janë shëruar, nga të cilët 407 në 24 orët e fundit.

Aktualisht në vetë-izolim janë 13.535 persona.

Deri më tani janë kryer 1.228.609 teste të COVID-19 nga të cilat 5.249 në 24 orët e fundit. /Insajderi.com