Kroacia regjistron 49 viktima në 24 orët e fundit nga Coronavirusi

Kroacia regjistron 49 viktima në 24 orët e fundit nga Coronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 49 viktima dhe 3.117 raste të tjera të Coronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Insajderi.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 ka arritur në 15.380, raporton Anadolu Agency (AA).

Selia e Mbrojtjes Civile e Kroacisë njoftoi se midis tyre 2.201 pacientë janë në spital, ndërsa 230 në respiratorë.

“Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 313.423 raste me COVID-19, nga të cilët 6.692 kanë humbur jetën. Gjithsej 291.351 persona janë shëruar, nga të cilët 1.687 në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.

Aktualisht në vet-izolim janë 31.562 persona.

Deri më tani gjithsej 1.723.697 persona janë testuar për COVID-19, përfshirë 10.523 në 24 orët e fundit. /Insajderi.com