Kryebashkiaku vritet me snajper gjatë ceremonisë para kuvendit komunal

Kryebashkiaku vritet me snajper gjatë ceremonisë para kuvendit komunal

Antonio Halili, kryebashkiak i Taunana-s në Filipine, është vrarë të hënën rreth orës 8 të mëngjesit gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit para kuvendit komunal.

Halili është qëlluar me një plumb në gjoks, derisa xhirimin shqetësues ku shihet vrasja e tij i pari ka publikuar zyrtari i komunës Gerry Laresma.

Kryebashkiaku vdiq një orë më vonë në spitalin e afërt.

Halili kontrovers ishte aleat i presidentit filipinas Rodrigo Duerte në luftë kundër drogës, dhe ishte i njohur për publikun për ekspozim të arrestuarve për shkak të krimeve me drogë. Për këtë shumica po supozojnë se kjo vrasje mund të jetë në lidhje me narko kartelet.

Kjo është vrasja e katërt të kryebashkiakëve filipinas prejse po zgjatë lufta e Duertes kundër drogës në të cilën tashmë kanë pësuar mijëra njerëz.

“Ishte kryebashkiak i shkëlqyer. Kjo është humbje e madhe”, ka deklaruar shkurt Harry Roque, zëdhënësi i presidentit filipinas.

Siç lajmërojnë mediet e huaja, vrasësi është ende në arrati./Insajderi.com.