Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut viziton sot Kosovën

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut viziton sot Kosovën

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të vizitojë Kosovën, të premten.

Ai fillimisht do të takohet me homologen e tij, Donika Gërvalla.

Pas takimit, bashkë do të dalin në një konferencë për media që fillon nga ora 09:40.

Ndërsa, nga ora 10:00 ministri i Jashtëm në shtetin fqinj do të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. /Insajderi.com