Kryediplomatja i shkruan QUINT-t pas deklaratave të Daçiqit

Kryediplomatja i shkruan QUINT-t pas deklaratave të Daçiqit

Kryediplomatja e Kosovës, Maliza Haradinaj-Stublla, i ka shkruar letër ambasadorëve të vendeve të QUINT-it për deklaratën e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Daçiq, ka kritikuar serbët të cilët tregojnë për varret e shqiptarëve të vrarë në Serbi, njofton Insajderi.

Për këtë Haradinaj-Stublla ka shprehur indinjatë për veprimet e Qeverisë të Serbisë në pengimin e zbardhjes së personave të vrarë në luftën e fundit të cilëve nuk ju dihen eshtrat.

“Kjo është letra ime për ambasadorët e QUINT-it për veprimet e fundit të turpshme të qeverisë serbe karshi viktimave Kosovare-Shqiptare të luftës së fundit në Kosovë”, ka shkruar ajo në Twitter. /Insajderi.com