Kryeinspektori flet për zyrtarët që luajtën “Ludo King”: Në vend se ta hanë një hamburger jashtë, kanë luajtur në zyre

Kryeinspektori flet për zyrtarët që luajtën “Ludo King”: Në vend se ta hanë një hamburger jashtë, kanë luajtur në zyre

Kryeinspekroti i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Lulzim Syla, në një prononcim për Gazetën Insajderi, ka mohuar të ketë qenë në videon teksa shihen zyrtarët e këtij institucioni duke luajtur “Ludo King”.

Ai i ka thënë Insajderit, se ai vet nuk ka qenë, ndërsa ka treguar se zyrtarët kanë luajtur gjatë kohës së pauzës.

“Një lojë të tillë ose të gjitha lojnat, ngarkesën të cilën e kanë kolegët e inspektoratit e kanë larguar gjatë kësaj loje. Në një pauzë të cilën nuk kanë dalë, është e drejt e gjithkujt që të relaksohen në  një 20 minutësh apo 30 minutësh”, ka thënë Syla për Insajderin.

“Çka ka lidhje pasi është në pauzë, në vend që ta hajnë nga një hamburger e kanë parë të arsyeshme me kalu kohën brenda”, ka theksuar ai.

Sipas kryeinspektoratit Lulzim Syla, krejt kjo ka qenë gjatë kohës së pauzës.

Sot në mëngjes në redaksinë e Gazetës Insajderi, ka ardhë një video e cila paraqet katër zyrtarë të Inspektoratit duke luajtur lojën “Ludo King”.

Kjo ka ndodhur dje në zyre të këtij institucioni./ Insajderi.com