Kryeministri Ramush Haradinaj ka dënuar sulmin ndaj pelegrinëve serbë në fshatin Studenicë të Istogut.

I pari i ekzekutivit ka kërkuar që rasti t" />

Kryeministri dënon sulmin ndaj pelegrinëve serbë në Istog

Kryeministri dënon sulmin ndaj pelegrinëve serbë në Istog

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dënuar sulmin ndaj pelegrinëve serbë në fshatin Studenicë të Istogut.

I pari i ekzekutivit ka kërkuar që rasti të dalë para drejtësisë, derisa sulmin e ka quajtur të pa pranueshëm dhe goditje ndaj vlerave europiane.

Reagimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Sulmi në Istog, ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë që po e vizitonin një tempull fetar, është i papranueshëm dhe i dënueshëm, pa marrë parasyshë kryersit apo motivet. Kosova dhe institucionet e saj janë të përkushtuara për paqe dhe stabilitet dhe çfarëdo sulmi mbi qytetarët është atak ndaj vlerave të përbashkëta europiane, dhe si i tillë është në dëm të Republikës sonë! Kërkoj nga mekanizmat e zbatimit të ligjit që sulmuesit të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë.

RH

Gjatë ditës së sotme në fshatin Studenicë të Istogut janë sulmuar autobusët me pelegrinë serbë.

Sipas policisë dy autobusët bartnin rreth 170 pelegrinë serbë, të cilët kishin leje për vizitën në Manastirin e Studenicës.