fbpx

Kryeministri Haradinaj dekoron humanistin Halil Kastratin

Kryeministri Haradinaj dekoron humanistin Halil Kastratin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me kryetarin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastratin.

Haradinaj përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, ka njoftuar për dekoratën e dhënë.

“Në shenjë falenderimi për punën e madhe humanitare, si një vlerë komplementare e jona dhe për kontributin në të gjitha proceset deri në liri, sot nderova me dekoratën e Kryeheroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu, humanistin dhe themeluesit e shoqatës bamirëse, “Jetimat e Ballkanit”, z.Halil Kastrati”.

Haradinaj ka thënë se Qeveria e tij do ti dal në ndihmë projekteve të kësaj organizate.

“Shpreha gatishmërinë e Qeverisë së vendit për mbështetjen në projektet e kësaj organizate, me theks të veçantë mbështetjen për ndërtimin e një jetimoreje për fëmijët e braktisur.Veprimet humane janë përcaktim dhe e drejtë e gjithësecilit dhe meritojnë respekt”.