Kryeministri Haradinaj ia dyfishon pagën vetes

Kryeministri Haradinaj ia dyfishon pagën vetes

Kryeministri i Kosovës përmes një vendimi të cilin e ka marrë dje, ia ka dyfishuar pagën vetes dhe ministrave të kabinetit të tij.

Deri më tash paga e kryeministrit ka qenë rreth 1500 euro, deri sa tash e tutje ajo do të jetë 2950 euro.

Po ashtu, me vendim të tij, paga e zëvendëskryeministrit tash e tutje do të jetë 2500 euro, deri sa e ministrave nga 2000 euro.