Haradinaj vazhdon rehatimin e të vetëve

Haradinaj vazhdon rehatimin e të vetëve

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka emëruar në krye të financave në Agjencinë e Shërbimit të Navigimit Ajror, ish -asistentin e tij. Shpëtim Selmanaj.

Ai edhe zyrtarisht ka marrë bekimin e Qeverisë, për një mandat 5 -vjeçar si zëvendësdrejtor për Shërbime Administrative e Financiare në ASHNA.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se ministria e tij i ka ndjekur të gjitha procedurat për këtë përzgjedhje, andaj është i domosdoshëm votimi i tij.Shpëtim Selmanaj ka ushtruar pozitën e zyrtarit të lartë të Protokollit, si dhe këshilltar i Ministrit të Forcës se Sigurisë së Kosovës.

Për vite me radhë ka shërbyer në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe këtë fakt nuk e ka mohuar kryeministri. Ndonëse ka thënë se nuk ka ndikuar në këtë përzgjedhje, ka pranuar se me Selmanajn ka bashkëpunuar gjatë. KTV-ja ka dërguar disa pyetje në Ministrinë e Infrastrukturës për më shumë detaje për përzgjedhjen e zëvendësdrejtorëve të ASHNA-së, por nuk ka marrë përgjigje.

Ndërkohë, Kohavisioni ka kuptuar se në pozitën e zëvendësdrejtorit për Shërbime Operative ishte përzgjedhur Simpatik Selmanaj, i cili punon në ASHNA dhe mban pozitën e udhëheqësit të sektorit të COM&MET në sektorit teknik, por emri i tij ende nuk është proceduar në Qeveri, kjo pasi ka pasur mosmarrëveshje mes partnerëve të Koalicionit.