Kryeministri Hoti fton në takim kryetarët e komunave të hënën nga ora 11:00

Kryeministri Hoti fton në takim kryetarët e komunave të hënën nga ora 11:00

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se për të hënën në orën 11:00, ka ftuar në takim të gjithë kryetarët e komunave.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Hoti ka thënë se bashkë me zëvendëskryeministrin, Goran Rakiq do të njoftojë mbi fondet që janë ndarë për komunat.

“Ftoj në këtë takim edhe ministrin e Arsimit dhe ministrin e Shëndetësisë. Do t’i kemi tri tema për diskutim”, ka thënë Hoti. /Insajderi.com