Kryeministri Hoti solidarizohet me popullin austriak

Kryeministri Hoti solidarizohet me popullin austriak

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas sulmit terrorist që ndodhi mbrëmjen e sotme në Vjenë të Austrisë, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Twitter, Hoti ka thënë se lajmi për sulmin terrorist në Vjenë është tronditës.

Tutje ai ka vazhduar duke thënë se “lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë pranë aleatëve tanë austriakë dhe bashkësisë ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit”./Insajderi.com