fbpx

Kryeministri i kundërpërgjigjet Abdixhikut e Ahmetit rreth ndarjes së mjeteve për “Notre Dame”

Kryeministri i kundërpërgjigjet Abdixhikut e Ahmetit rreth ndarjes së mjeteve për “Notre Dame”

Kryeministri, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur kritikave të Shpend Ahmetit e Lumir Abdixhikut rreth ndarjes së mjeteve për rindërtimin e katedrales Notre Dame.

Haradinaj ka thënë se duhet të jemi të kujdesshëm kur flasin kundër Francës. Sipas tij Franca është vend mik.

“Duhet qenë të kujdesshëm kur flasim kundër saj për shkak se Franca është vend mik dhe mijëra kosovarë jetojnë dhe punojnë në Francë”, ka thënë Haradinaj, shkruan Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Shpend Ahmeti ka thënë se fondet që i ka ndarë Qeveria e Kosovës për Notre Dame, do të ishte më mirë të destinohen për rastet në nevojë në Kosovë.

Ndërsa, deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku, duke komentuar paralajmërimin e kryeministrit se do të ndajë mjete financiare për ndërtimin e katedrales Notre Dame në Paris ka thënë se Franca nuk ka nevojë për paratë e Kosovës, por vajzat 2 dhe 18 vjeç të cilat kanë nevojë për shërim jashtë vendit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës do të ndajë një shumë simbolike për rindërtimin e katedrales Notre Dame e cila u dogj dy ditë më pare.

Deri më tani, për rindërtimin e saj janë mbledhur rreth 1 miliard euro nga donatorë të ndryshëm./Insajderi.com

 

Ahmeti i reagon Haradinajt për ndarjen e mjeteve për rindërtimin e Notre Dame

 

Abdixhiku: Për paratë e Kosovës, nuk ka nevojë Franca, por vajzat 2 dhe 18 vjeç