
Luksemburgu vazhdon të mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe në këtë drejtim, mezi pres të shoh rifillimin e shpejtë të dialogut Prishtinë – Beograd të lehtësuar nga BE-ja për të ndihmuar arritjen e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve.
Kështu thuhet në urimin e kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel për kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti.
“Luksemburgu vazhdon të mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe në këtë drejtim, mezi pres të shoh rifillimin e shpejtë të dialogut Prishtinë – Beograd të lehtësuar nga BE-ja për të ndihmuar arritjen e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, thuhet në letrën drejtuar Hotit.
“Shpresoj gjithashtu të shoh një vazhdim të përpjekjeve për reforma në sektorin e drejtësisë dhe veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pasi që sundimi i ligjit është një hap thelbësor për Kosovën në rrugën e saj evropiane”./Insajderi.com