Kryeministri i Malajzisë (94) e këshillon homologen finlandeze (34) të këshillohet nga më të vjetrit

Kryeministri i Malajzisë Mahathir Mohammad, aktualisht kryeministri më i vjetër në botë i ka porositur kryeministres më të re në botë, finlandezes Sanna Marin se duhet t’i pyes njerëzit më të vjetër për këshillë.

Kryeministri i Malajzisë (94) e këshillon homologen finlandeze (34) të këshillohet nga më të vjetrit

Marin (34) ishte kandidate e vetme për funksionin e kryeministres pas dorëheqjes së Antti Rinne, pasi që një anëtare e koalicionit qeverisës ka publikuar se ka humbur besimin te ai.

“Edhe pse besojmë në idealizëm të njerëzve të rinj, është me rëndësi që ata të marrin parasysh eksperiencën e më të vjetërve. Atëherë kemi kombinimin e dy gjërave, dhe kjo është mirë”, ka thënë Mahathir (94).

Marin ka përparuar shpejtë në politikën finlandeze prejse u bë shefi i këshillit të qytetit në qytetin e saj të lindjes Tampere me 27 vjet.

Ajo po e merr funksionin e kryeministrit në mes të grevave treditore, të cilat prej të hënës kanë sjellë deri te ndërprerja e prodhimit në disa nga kompanitë më të mëdha në Finlandë.

Mahathir e ka udhëhequr opozitën e Malajzisë në fitore të bindshme në zgjedhjet e majit të sivjet. Ky është mandati i dytë i kryeministrit për të, derisa më herët ishte kryeministër plotë 22 vjet, prej 1981 deri në 2003./Insajderi.com.