fbpx

Kryeministri i Sri Lankas: Do ketë sulme të tjera

Kryeministri i Sri Lankas: Do ketë sulme të tjera

Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, ka paralajmëruar se  mund të ketë sulme të tjera të mundshme në vend, pas atyre të pashkëve, pasi sipas hetuesve mund të ketë eksplozive të tjerë në  qarkullim. Kryeministri ka shtuar që mund të ketë lidhje mes atentatorëve dhe ISIS.  Bilanci i viktima është rritur me të paktën 321 të vdekur, mes të cilëve 45 fëmijë.

 ISIS shpërndan foton e shefit të kamikazit

ISIS ka shpërndarë foton e burrit që pretendohet të jetë personi që udhëhoqi sulmin terrorist të Pashkëve. Në një komunikatë të shpërndarë nga agjensia e Amaq, Shteti Islamik tregon se ku është vendosur secili kamiz dhe tregon emrin e betejës së secilit pa specifikuar nacionalitetin.

Turistët futen papritur në ‘ferr’

Në vendin gjysmë në gjunjë nga atentatet janë rikthyer edhe turistët e parë që ishin në Sri Lankë për të kaluar disa ditë pushime. “Papritur shpërtheu ferri. Askush se priste, as banorët vërtet paqësor aq më tepër ne, të detyruar të ndërprejnë udhëtimin paraprakisht”, kështu i komentojnë Pashkët tragjike disa nga turistët e rikthyer në Romë.

Gruaja e një kamikazi shpërthen bashkë me dy fëmijët

Episodi i gjakut është stërgjatur në ditën e 22 prillit, kur gruaja dhe 2 fëmijët e një kamikazi kanë vdekur duke shpërthyer, para arritjes së policisë. Të afërmit kanë identifikuar kamikazin në hotelin e Shangri-la, bëhet fjalë për Insan Seelawan, i cili  banonte në Dematogoda.

Kur policia mbërriti në shtëpinë e saj për ta kontrolluar, gruaja hodhi veten ne erë së bashku me 2 fëmijët, sipas asaj që raporton policia në Newsirst. Edhe vëllai i dyshuar si kamikaz, të cilin policia ka tentuar ta arrestojë, ka shpërthyer duke vrarë të paktën 3 agjentë.

Arkipeshku: Fajtorët do të dënohen pa mëshirë

Përpara pamjes së kufomave në kishën e Sri Lankës, kardinali dhe akipeshku Malcom Ranjith ka përdorur fjalë të vështira në përballjen me atentatorët. “Do të dënoheni pa mëshirë, sepse vetëm kafshët mund të sillen në këtë formë.”