Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, e ka publikuar një fjalim me të cilin i ka siguruar qytetarët e shqetësuar se qeveria e tij do t’i përkrahë ata gjatë " />

Kryeministri kanadez ofron dy mijë dollarë në muaj për punëtorët në kohën e krizës

Kryeministri kanadez ofron dy mijë dollarë në muaj për punëtorët në kohën e krizës

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, e ka publikuar një fjalim me të cilin i ka siguruar qytetarët e shqetësuar se qeveria e tij do t’i përkrahë ata gjatë kohës së përhapjes së koronavirusit.

“E di se për shumë njerëz kjo është një periudhë e pasigurt. Ndoshta je larguar nga puna ose të janë pakësuar orët e punës. Je i shqetësuar për faturat dhe shpenzimet. Por duhet ta dini se qeveria juaj do t’ju ndihmojë për ta kaluar këtë situatë”, thotë ai gjatë fjalimit.

Më pas, ai njofton se qeveria e ka përgatitur një pako të masave financiare, ku përfshihet ndihma prej dy mijë dollarëve në muaj për punëtorët që e kanë humbur punën ose që janë të vetëpunësuar.

Këtë përfitim ata do ta kenë gjatë katër muajve të ardhshëm. Këto të ardhura do t’i marrin edhe personat e vendosur në karantinë, të sëmurët dhe ata që qëndrojnë në shtëpi për t’u përkujdesur për fëmijët e tyre.

Kanadezët që futen në këto kategori do të mund të aplikojnë drejtpërdrejt përmes një faqeje të internetit për t’i marrë këto ndihma, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, mbi 5400 persona janë infektuar me koronavirus në Kanada dhe 60 kanë vdekur.

KUR TAKSAT MARRIN KUPTIMMiq, në video është fjala e Kryeministrit të Kanadasë drejtuar popullit në lidhje me masat e marra në luftën ndaj COVID 19. Sa e pashë këtë video mendova se duhet ta titronim që ta shikojë çdo qytetar si trajtohen shtetasit e vendeve normale.Ju ftoj ta shikoni e nëse jeni dakord që dhe ne meritojmë këtë standard ta SHPËRNDAJMË videon…Ne nuk jemi me bisht. Ne meritojmë respekt nga ata që u japim fatin të na qeverisin.

Gepostet von Adriatik Lapaj am Samstag, 28. März 2020