Kryeministri kërkon ndihmë nga shoqëria civile

Kryeministri kërkon ndihmë nga shoqëria civile

Një ditë pas takimit që u zhvillua në Zyrën e Presidencës, kryeministri Isa Mustafa, ka vendosur që nesër të thërras në takim pjesëtar të shoqërisë civile dhe mediat.

Sipas njoftimit të kryeministrisë, thuhet se Mustafa ka në agjendën e nesërme një takim me përfaqësues të medieve e të shoqërisë civile. Me ta do të diskutojë për zhvillimet aktuale në vend.

“Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në tryezën e organizuar me përfaqësues të medieve dhe të shoqërisë civile, ku do të diskutohet për zhvillimet aktuale në vend”, thuhet në njoftim të Kryeministrisë.

Takimi mbahet në Hotel Sirius, në Prishtinë, në orën 11:00.