Kryeministri kroat djalit të Sheshelit: Dardha pikën nën dardhë

Kryeministri kroat djalit të Sheshelit: Dardha pikën nën dardhë

Një debat i rreptë është zhvilluar sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ndërmjet Kroacisë e Serbisë.

Ishte në fillim i biri i kriminelit të luftës, Vojilav Sheshel, Aleksandar Sheshel ai që e akuzoi Kroacinë për ato që ai i quajti krime të ustashëve në Jasenovc gjatë Luftës së Dytës Botërore.

Nuk vonoi dhe kundër Sheshelit u ngrit kryeministri kroat Andrej Plenkoviq.

“Dardha pikë nën dardhë” i tha Plenkoviq Aleskandar Sheshelit duke aluduar në babanë e tij i cili para dy muajsh kishte rënë në Kuvendin e Serbisë një delegacion kroat..

Pastaj Plenkoviq vazhdoi i qetë: Serbia ka bërë agresion ndaj Kroacisë. Kroacia është viktimë dhe vetëm është mbrojtur nga agresori”.

Pas kësaj delegacioni i Serbisë në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës ka protestuar.