Kryeministri Kurti mbledh ministrat e Qeverisë

Kryeministri Kurti mbledh ministrat e Qeverisë

Qeveria Kurti do të mblidhet për herë të pestë me radhë të premten pas orës 14:00.

Në mbledhjen që ishte paraparë të fillonte në orën 14:00, janë renditur pesë pika të rendit të ditës.

Pika e parë e rendit të ditës është aprovimi i procesverbaleve dhe transkriptëve të tri mbledhjeve të para të qeverisë.

Pika e dytë në mbledhje parashihet të jetë shqyrtimi i programit të qeverisë së Kosovës për vitet 2020-2023, ndërsa pika e tretë është shqyrtimi i draftit të koncept-dokumentit për reduktimin e barrës administrative.

Pika e katërt e rendit të ditës pritet të jetë shqyrtimi i nismës për lidhjen e “Marrëveshjes për heqjen reciproke të vizave hyrëse për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare”, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Islamike të Pakistanit.

Teksa, pika e pestë pritet të jetë shqyrtimi i Nismës për lidhjen e marrëveshjes së Grantit në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Gjermane për Zhvillim, për financimin e projektit “Rritja e Kapitalit Garantues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore”.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë u shkarkuan dy borde të ndërmarrjeve publike, ajo e Trepçës dhe e Infrakosit.