Kurti pranon letër nga kryeministri i Letonisë

Kurti pranon letër nga kryeministri i Letonisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urim nga Kryeministri i Republikës së Letonisë, Krisjanis Karins.

Në urim, kryeministri Karins i ka shprehur kryeministrit Kurti përgëzimet e tij për emërimin në krye të ekzekutivit, duke i uruar njëherësh më të mirat për një mandat produktiv.

Kryeministri i Letonisë ka shkruar se e mirëpret bashkëpunimin me kryeministrin Kurti, në mënyrë që, siç ka thënë ai, të avancojmë marrëdhëniet miqësore bilaterale mes Letonisë dhe Kosovës.

Gjithashtu, i ka uruar sukses në procesin e reformave që dërgojnë drejt integrimit të mëtejshëm evropian të Kosovës. /Insajderi.com