Qeveria e Kosovës: Nuk jemi të njoftuar për takimin Kosovë-Serbi më 11 maj

Qeveria e Kosovës: Nuk jemi të njoftuar për takimin Kosovë-Serbi më 11 maj

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se nuk kanë pranuar asnjë ftesë nga Bashkimi Evropian për një takim në mes Kosovës e Serbisë që supozohet të jetë më 11 maj.

Kjo deklaratë e Kryeziut, erdhi pasi Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Jopep Borrell, ka deklaruar se “pritet një takim i nivelit të lartë” ndërmjet Kosovës e Serbi me 11’tin e muajit të ardhshëm.

“Kjo mund të ketë qenë ideja apo edhe dakordimi me Beogradin, por jo me neve”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëton të martën për në Bruksel, ku do të ketë takime me instance të larta të Bashkimit Evropian si dhe me kreun e ekzekutivit belg, Alexander De Croo.

Kurtin do ta shoqërojë kryediplomatja, Donika Gërvalla si dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimin.

Me Bislimin javën e kaluar kishte një takim i dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili gjatë njoftimit për atë bisedë virtuale me Bislimin se kishte përmendur emrin ‘Kosovë’.

Lajçak, javën që shkoi u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandë Vuçiq dhe do ta ketë një takim edhe me Kurtin.

Këto takime vinë në një kohë ku po qarkullojnë disa dokumente për “epilogun” e çështjes së dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Por, asnjë takim i tillë nuk mund të bëhet pa koordinim të gjithanshëm.

“Datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi vesh, jo kur imponohen njëanshëm”, theksoi zëdhënësi i Qeverisë. /Insajderi.com