Kryeministri liron nga detyra Milan Radojeviqin

Kryeministri liron nga detyra Milan Radojeviqin

Milan Radojeviq është liruar nga pozita e zëvendësministrit të brendshëm të Kosovës, njofton Insajderi.

Vendimin për lirimin e tij e ka marrë kryeministri, Avdullah Hoti.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e qeverisë për media, Antigona Baxhaku.

“Po është liruar nga detyra, sepse ai është zgjedhur kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut”, ka thënë Baxhaku.

Ajo ka shpjeguar se kjo “është procedurë e rregullt për raste të tilla e paraparë me ligj”.

Ishte vetë Radojeviq që i ka kërkuar Hotit ta lirojë nga pozita që të mund të ushtrojë funksionin e kryetarit të komunës, të fituar në zgjedhjet e fundit.

Mitrovica e Veriut bashkë me Podujevën shkuan në zgjedhje të parakohshme, pasi që dy kryetarët e këtyre komunave morën funksione qeveritare./Insajderi.com