Kryeministri maqedonas: Mickoski po kundërshton masat

Kryeministri maqedonas: Mickoski po kundërshton masat

Në opinion ekziston mendimi se Zaevit i konvenon Mickoski, që të mbetet në krye të VMRO-DPMNE-së, sepse kjo paraqet garanci për fitore të reja të LSDM-së, njofton Insajderi.

“Ne jemi të vetëdijshëm se Mickoski nuk gëzon mbështetjen e qytetarëve, por LSDM-ja mendon për shtetin dhe jo për interesat e saja partiake. Ndërsa për shtetin është mirë që të ketë një opozitë progresive e cila nuk do ta frenojë përparimin, nuk do ta pengojë integrimin në Bashkimin Evropian, e cila do të jetë përgjegjëse dhe jo destruktive”, tha mes tjerash lideri i LSDM-së, njëkohësisht kryeministër i Republikës së Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, në hapjen e Kongresit të 25 digjital të LSDM-së.

“Zhvillimet e fundit rreth Ligjit për mbrojtjen e popullatës është dëshmia e fundit për këtë. Mickoski po kundërshton masat, të cilat duhet të na mbrojnë shëndetin, me këtë hap Mickoski dhe kjo udhëheqësi e VMRO-së edhe njëherë dëshmojnë se sa janë të rrezikshëm për vendin dhe popullin tonë. Kësaj radhe janë të rrezikshëm ndaj shëndetit publik, nuk e kanë të rëndësishme shëndetin e qytetarëve, me qëllim dhe vetëdije punojnë, që ta varrosin sistemin shëndetësorë. Këtë e bënin edhe në qeverinë teknike, e bëjnë edhe tani si opozitë në Kuvend”, tha Zaev duke shtuar se me veprimet e fundit Micksoki dhe partia e tij po dëshmojnë se sa janë të rrezikshëm për shoqërinë, ndërsa kohëve të fundit po dëshmojnë se sa janë të rrezikshëm edhe ndaj shëndetit të qytetarëve.

Këtë e dëshmuan edhe kur ishin pjesë e qeverisë teknike po e dëshmojnë edhe tani si opozitë. /Insajderi.com