Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur i shoqëruar nga njerëzit e afërm të tij në mbledhjen urgjente të qeverisë të mërkurën.
Qeveria të cilën e udhëheq ai pritet të marrë vendim për mbylljen e shkollave dhe të lokaleve të natës me qëllim parandalimin e koronavirusit, ka mësuar Insajderi.
Mësimi shkollor do të ndërprehet me vendim të qeverisë deri më datë 27 mars.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sot pandemi koronavirusin.