Kryeministri mbetet pa “faktet e javës”

Kryeministri mbetet pa “faktet e javës”

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në llogarinë e tij në Facebook, me 22 maj të këtij viti pati prezantuar një iniciativë të re, për të prezantuar faktet e javës për punën e bërë nga Qeveria e  Kosovës.

Ai prezantimin e fakteve të javës kishte thënë se do ta bëj rregullisht, por ai brenda tre muajve ka prezantuar vetëm pesë “fakte të javës”.

“Po ndaj me Ju për herë të parë një iniciativë ku edhe përmes paraqitjes grafike, do të Ju njoftoj rregullisht me fakte të javës.”, kishte shkruar Mustafa në prezantimin e parë të fakteve të javës, raporton Insajderi.com

Që nga 17 korriku i këtij viti kryeministri Mustafa nuk ka bërë më publikime të “fakteve të javës”.

Por kjo për zëdhënësin e Qeverisë nuk është problematike.

fakte

Nuk ka pohuar e as mohuar nëse do të ketë “fakte të javës”. Gjithashtunuk ka sqaruar se përse kryeministri nuk ka vazhduar të paraqesë më “Faktet e Javës”.

“Sigurisht se Kryeministri Mustafa do të vazhdoj edhe më me këtë formë të komunikimit me intensitete të ndryshme varësisht nga nevojat optimale dhe zhvillimet e ngjarjeve.” ka thënë Faton Abdullahu, zëdhënës në Qeverinë e Kosovës.

Ai ka shtuar se një nga format e komunikimit të Kryeministrit Mustafa me qytetarët e Kosovës është edhe “përdorimi i profilit të tij në Facebook, me ç ‘rast ai sjell informata e të dhëna, bën vlerësime e jep vërejtje të ndryshme, ofron sugjerime, e të tjera të kësaj natyre”

fokte

Komunikimi në Facebook në këtë formë e bënë para Mustafës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke postuar “Foto e ditës” apo edhe “Komunikimi i Javës”

Por sipas zëdhënësit të Qeverisë,  kryeministri Mustafa, përdorë Facebook-un “me qëllim që t’i ndihmoj qytetarëve, por edhe të tjerëve si, mediave, OJQ-ve dhe institucionet tjera, të informohen edhe përmes kësaj forme më shumë me zhvillimet e ndryshme, së pari të politikave qeveritare e disa herë edhe të zhvillimeve tjera”.

fokte5

 

Fakti i parë të cilin kryeministri Mustafa e kishte prezantuar ishte ai për rritjen e pensioneve për kontribut dhënësit në Kosovë, duke pasuar me faktet tjera për Rritjen ekonomike deri në 4 për qind;
Investime në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë; Punimet në autostradën energjetike Kosovë-Shqipëri; dhe përmirësimet në të bërit biznes në Kosovë. /Insajderi.com
fokte3