Kryeministri nesër viziton Maqedoninë e Veriut

Zoran Zaev i ka bërë ftesë zyrtare, prandaj nesër Avdullah Hoti do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri nesër viziton Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nesër, e premte, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev, njofton Insajderi.

Takimi ndërmjet dy kryeministrave do të mbahet në orën 14:00. Me rastin e kësaj vizite, Kryeministri Hoti do të zhvillojë edhe takime tjera sipas agjendës së bashkëngjitur.

“Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastra 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach”, thuhet në njoftimin e kumtesën e kryeministrisë.

Për shkak të pandemisë mediat nuk do të jenë prezente në këto takime./Insajderi.com